Aplikacion
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në det, në zonën e Porto Novos.
Sipas informacioneve, e reja dyshohet se është mbytur si pasojë e rrymave të forta detare që karakterizojnë këtë pjesë të bregdetit, e njohur prej vitesh si një zonë me rrezik për pushuesit.
Menjëherë pas ngjarjes, trupi i saj është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me mjet lundrues drejt zonës së Triportit, ndërsa më pas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për procedurat përkatëse./ Zoom.al
Ambasada ruse tallet me Ballën e Gonxhen: Mos kërkoni armiq imagjinarë. Popullit i urojmë begati


