Aplikacion
Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës, në qytetin e Vlorës, duke lënë të plagosura dy vajza.
Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion, të cilët janë përplasur për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura. Si pasojë e goditjes, dy të rejat pësuan lëndime dhe u transportuan me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e Policisë, ekipet e urgjencës dhe forcat zjarrfikëse. Autoritetet ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarave, si edhe për të siguruar zonën dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullimin e automjeteve./ Zoom.al
Mërkuri retrogradë! Shenjat që do të kenë ndryshime të mëdha në jetë

