zoom

Aktualitet

Dy makina përplasen kokë më kokë në aksin Peqin-Rrogozhinë! Plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë (Foto)

Dy makina përplasen kokë më kokë në aksin Peqin-Rrogozhinë! Plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë (Foto)

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Peqin–Rrogozhinë, pranë fshatit Karinë, duke lënë të plagosur pesë persona.

Raportohet se dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ndërsa tre të tjerët po marrin ndihmë mjekësore.

Për shkak të forcës së përplasjes, të dy automjetet janë dëmtuar rëndë. Për nxjerrjen e të plagosurve nga mjetet është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar i njërit prej drejtuesve të mjeteve, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.