Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Shkodër, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.
Viktima i identifikuar si Aleksandër Koçeku është gjetur i pajete brenda mjetit rreth orës 19:00, në aksin rrugor Prekal–Kir.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për administrimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të saj.
Policia pritet të japë detaje të tjera ndërsa hetimet vijojnë.