Aplikacion
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë deklarata të forta gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, duke pretenduar se brenda Partisë Socialiste ekziston një grup që ushtron ndikim të madh në drejtimin e saj.
Sipas tij, dy figura të njohura të së majtës, ish-ministrat Belinda Balluku dhe Saimir Tahiri, kanë një rol të rëndësishëm në strukturat dhe vendimmarrjen e Partisë Socialiste.
Berisha u shpreh se ndikimi i këtyre figurave shkon përtej funksioneve të tyre zyrtare, duke pretenduar se ato kanë rol të drejtpërdrejtë në orientimin politik të partisë dhe në vendimet e saj kryesore.
Bashkëbisedimi:
Linort Gërmënji: Doktor Berisha, këtë javë kanë dalë publikisht materiale të reja që lidhen me zonjën Belinda Balluku, ku pretendohet përdorimi i stafit shtetëror për interesa private në vilën e saj në Dhërmi. Ndërkohë mediat raportojnë edhe për hetime të tjera që lidhen me tenderat e dyshimtë. Si e shikoni fundin e kësaj historie? A mendoni se SPAK duhet të kufizohet vetëm tek vartësit dhe ministrat, apo hetimet duhet të ngjiten deri tek përgjegjësia politike e kryeministrit, nëse provohet se këto afera janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e tij?
Sali Berisha: Unë kam theksuar e theksoj, dosja Balluku 60% është dosja e palloshit të gjatë. Dhe kjo është e faktuar në qindra e mijëra mesazhe, dokumente zyrtare e të tjerë, por dhe në qindra e qindra e-maile tashmë të deshifruara dhe të bëra të njohura.
E vërteta është që Edi Rama ka shpallur të mbyllur çështjen Balluku.
Kurse ajo ka pushtuar së bashku me Saimir Tahirin një kat të ndërtesës së Partisë Socialiste dhe drejton të gjithë aktivitetin e kësaj partie.
Ka marrë një pjesë të madhe me Oltion Bistrin të misionit që kishte Ergys Agasi.
Ndër të tjera ka bërë një vizitë në Shkodër dhe sipas burimeve është takuar me Enver Bajrin konkretisht.
Pra, është Lubia që kontrollon Ramën dhe Rama kontrollon SPAK-un.
Ndaj dhe ndonëse flitet me të drejtë se do ketë një mandat të dytë arresti, por unë shoh që më shumë po pritet mbyllja e parlamentit dhe moslëshimi i këtij mandati. Druaj./ Zoom.al