Aplikacion
Atelieja e stilistit ukrainas, Uzun Vitaliy së fundmi ka qenë e zënë me qepjen e jelekëve antiplumb dhe të rrobave për ushtrinë ukrainase, që po mbron vendin e saj nga sulmet ruse.
Uzun Vitaliy, i cili stilonte veshje për burra dhe gra para luftës, aktualisht po punon me punonjëset e tij për të prodhuar mijëra jelekë antiplumb për ushtarët ukrainas.

Stilisti bën me dije se si pasojë e situates së padëshiruar në vend, gjendjes së jashtëzakonshme, lufta, i duhej të përshtatej shpejt dhe të ofronte të gjitha llojet e ndihmës për Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Studioja e modës filloi me qepjen e të brendshmeve termike dhe më pas me jelekët antiplumb.Me shtimin e makinerive të reja që mund të trajtonin materiale të forta, ata shpejt filluan të prodhonin atë që u duhej ushtarëve.Janë prodhuar dhe dorëzuar rreth 2500 jelekë. Një prodhim që po rritet çdo ditë./L.K
/Zoom.al
Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një person (EMRI)