zoom

Të gjitha

Elliot Page tregon me krenari që është mashkull

Elliot Page tregon me krenari që është mashkull

Ylli i filmit “Juno” që e kujtojmë si aktore Ellen, në vitin 2020 pranoi publikisht se ishte një person transgjinor dhe u identifikua si mashkull. Më pas Ellen kërkoi që t’i drejtoheshin si Elliot Page dhe sot nuk e fsheh faktin se ndihet mirë në lëkurën e vet.

Elliot u shfaq me kostum në edicionin e sivjetmë të ‘Oscars’ (për nder të 15 vjetorit të filmit fitues të çmimeve, “Juno”), befasoi shumë njerëz.

Derisa disa pyesnin veten se nga u dukej i njohur, të tjerët e dinin se për kë bëhej fjalë. Megjithatë, Elliot pranoi se shfaqja në ‘Oscars’ ishte një moment i veçantë lumturie personale për të dhe se tani ndihet më mirë se kurrë.

“Unë e di se çfarë sfidash kam kaluar dhe sa e vështirë ka qenë për mua. Sot ndihem më mirë se kurrë. Ndihem ashtu siç nuk e kisha menduar kurrë”, është shprehur Elliot që u ngjit në skenë me JK Simmons dhe Jennifer Garner, me të cilët dha çmimet për skenarin më të mirë origjinal.

Elliot i është nënshtruar një operacioni për heqjen e gjoksit për të arritur një pamje më mashkullore. Sot e tregon me krenari trupin dhe plagët pas operacionit janë ende pak të dukshme. Vitin e kaluar u nda nga Emma Portner, me të cilën ishte i martuar për tre vite./L.K

/Zoom.al