zoom

Të gjitha

“Doktori” që mbajti shqiptarët lidhur pas serialit bëhet baba

“Doktori” që mbajti shqiptarët lidhur pas serialit bëhet baba

Aktori turk Taner Olmez, të cilin publiku shqiptar e njeh si Aliun nga roli i tij te “Doktori i mrekullive”, është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Ece Çesmioglu, ka sjellë në jetë një vajzë. Çifti ka zbuluar se mes shumë emrave që kishin renditur, ka zgjedhur emrin “Zejnep” për vajzën e tyre.

Aktori tregoi se personat me këtë emër kanë sjellë shumë fat në jetën e tij prandaj ka vendosur ta quajë vajzën kështu.

Kujtojmë që aktori i njohur dhe partnerja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në qershor të vitit të kaluar./L.K

/Zoom.al