zoom

Të gjitha

Rihanna protektive ndaj fëmijës së saj

Rihanna ka deklaruar se prioritet numër një për të do të jetë mbrojtja e fëmijës së saj. Këngëtarja amerikane me prejardhje nga Barbadosi, ka thënë në një intervistë për Elle në hapjen e Fenty Beauty në Ulta, se do të jetë shumë e ashpër në mbrojtje pasardhësit të saj.

Ajo ka thënë se admiron stilet e prindërimit të yjeve të “Real Housewives”, Heather Dubrow dhe Teresa Giudice.

“Heather Dubrow është kaq elegante si nënë. Thjesht adhuroj mënyrën se si ajo i lejon fëmijët e saj të jenë ata që janë. Dhe kjo është vërtet frymëzuese për mua. Por Teresa ju shkatërron për ata fëmijë. Ndihem sikur kjo është lloji i nënës që do të jem. Një e çmendur për këtë”, ka thënë këngëtarja dhe biznesmenja 34-vjeçare.

Rihanna ka zbuluar gjithashtu se aktualisht është në tremujorin e tretë të shtatzënisë duke treguar se vazhdon të duket fantastike ./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura