zoom

Të gjitha

Mos ndoshta me klipin e fundit Rihanna i ka dhënë fund beqarisë ?!

A$AP Rocky më në fund ka publikuar këngën e tij të re të shumëpritur, “D.M.B.” së bashku me videoklipin. Burimet thanë se xhirimet e videos përfshinin shumë ndryshime të veshjeve për Rihanna-n dhe se fansat do ta pëlqejnë këtë video të re dhe këtë këngë pasi do të jetë si të hidhni një vështrim në marrëdhënien e tyre.

Në fund të videos, pas gjithë sprovave dhe mundimeve të tyre çifti martohet dhe Rihanna thotë “po”.
Mos ndoshta kjo është një shenjë që ata do martohen dhe në realitet?

 

 

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna luan në një nga videoklipet e A$AP. Në vitin 2013, ajo luajti të dashurën e tij në videon për këngën “Fashion Killa”. Çifti në të kaluarën ka bashkëpunuar edhe në muzikë. A$AP u shfaq në remiksin e vitit 2011 për këngën e Rihanna-s “Cockiness”.

Historia e dashurisë së dyshes ka bërë një rrugë të gjatë që nga ato bashkëpunime sepse ata tani presin ardhjen e fëmijës së tyre të parë në javët në vijim./L.K

/Zoom.al