zoom

Të gjitha

Rihanna do të nxjerrë në shitje “Savage X Fenty”

Rihanna po punon me këshilltarë për të nxjerrë në shitje kompaninë e saj të të brendshmeve “Savage X Fenty” përmes një oferte fillestare me një vlerë tre miliardë dollarë.

Kompania po punon me banka si “Goldman Sachs” dhe “Morgan Stanley” për të vlerësuar vlerën e saj dhe për të matur kërkesën.

“Savage X Fenty” grumbulloi 125 milionë dollarë në janar në një raund mbledhjeje fondesh të udhëhequr nga firma e investimeve “Neuberger Berman”.

Rihanna e cila ka pasuri në një vlerë prej 1.7 miliard dollarësh  ka arritur suksesin e saj në muzikë, kozmetikë dhe veshje me markat “Fenty Beauty,” “Fenty Skin”, “Savage x Fenty” dhe shtëpinë luksoze të modës “Fenty”, e cila u hap nën konglomeratin francez, “LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton” në vitin 2019.

Linja “Savage X Fenty” u lansua në vitin 2018 si një markë vetëm në internet. Shumica e pasurisë së saj neto, rreth 1.4 miliard dollarë prej saj, vjen nga vlera e “Fenty Beauty”, nga e cila ajo zotëron 50 për qind të aksioneve, thuhet sipas “Forbes”.

“Savage X Fenty” shet të brendshme për burra dhe gra në përmasa që variojnë nga shumë të vogla deri në 4XL e cila ka 40 nuanca bazë.

Këngëtarja nga Barbadosi ka fituar nëntë çmime “Grammy” dhe ka pasur 14 këngë në krye të Billboard Hot 100 që kur nënshkroi kontratë me Def Jam në vitin 2005. Albumi i saj i fundit, “Anti”, u publikua në janar të vitit 2016./L.K

/Zoom.al