zoom

Të gjitha

Rihanna shkëlqen në eventin e “Fenty Beauty”

Nuri i shtatëzanisë i ka rënë shumë bukur këngëtares së njohur Rihanna. Ylli i popit dukej mjaft bukur teksa shfaqi barkun e rrumbullakosur në prezantimin e “Fenty Beauty” në “ULTA Beauty” të Los Angeles.

Këngëtarja 34-vjeçare është shfaqur në humor të mirë në eventin teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër ngjyrë argjendi me mëngë të gjata që ia mbulonte vetëm gjoksin ndërsa e kombinoi me një zinxhir rreth belit.

Krijuesja e shumë hiteve kishte veshur edhe një fund tpo ashtu argjendi, teksa mbante dorën rreth belit dhe pozonte para kamerave.

Kujtojmë që Rihanna zbuloi shtatzëninë e saj gjatë një dalje në Neë York muajin e kaluar. Thashethemet për shtatzëninë u përhapën në fund të nëntorit, kur Rihanna vendosi për pak kohë duart në bark gjatë një ceremonie ku ajo u emërua “heroinë kombëtare” nga Barbados.

Rocky, babai i të cilit ishte një emigrant në Amerikë nga Barbados, e quajti Rihann-ën ‘Dashurinë e jetës ’ në një intervistë për GQ. /L.K

/Zoom.al