zoom

Lajme

“Televizion për të paaftët”/ Jozi goditi Gjestin me shpullë, Florjan Binaj reagon ashpër ndaj BBV dhe Top Channel: U lartësua injoranca

“Televizion për të paaftët”/ Jozi goditi Gjestin me shpullë, Florjan Binaj reagon ashpër ndaj BBV dhe Top Channel: U lartësua injoranca

Aktori i humorit, Florjan Binaj ka reaguar ashpër ndaj Big Brother Vip duke e quajtur një “PIG BROTHER GJYS VIP”, pasi Joz Marku goditi me shpullë Gjestin live në spektakël.

Ai shprehet se produksioni i BBV ka lartësuar injorancën dhe dhunën duke i shitur si vlera të këtij formati, ku zarfi i zi nga ndëshkim u kthye në bonus.

“Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, o do konsumosh vlerat e të tjerëve ose do prodhosh antivlera,”-shkruan Florjan Binaj kundër TCH.

Ndërsa shtoi se brenda një 10-vjeçari, TCH u kthye nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, në fole për të paaftët që i shesin publikut boshllikun për cilësi.

Reagimi i plotë:

Pasi pashë sot atë që paska ndodhur mbrëmë tek “PIG BROTHER GJYS VIP” dua të shpreh edhe unë diçka që kam muaj që e shpreh në Videot e mia në kanalin tim në youtube:

1. Produksioni, sado që na qënkërka distancuar nga ajo që ndodhi, ka muaj që mezi pret që diçka e tillë të ndodhë për ti rritur shikueshmërinë një formati të degjeneruar prej kohësh!

2. Zarfi i zi u kthye nga ndëshkim, në bonus.

3. Lartësimi dhe lavdia e paaftësisë, e injorancës, e dhunës duke i shitur si vlera të formatit. Kur nuk je i zoti të prodhosh vlera, o do konsumosh vlerat e të tjerëve ose do prodhosh antivlera.

4. Brënda një 10 vjeçari u pa se si një televizion Kombëtar, nga fole që thith talente dhe i shërben publikut ajkën e cilësisë, u kthye në fole për të paaftët që ti shesin publikut antivlerat dhe boshllikun për cilësi.

Postime të lidhura