Aplikacion
Sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP sjell një tjetër mbrëmje për t’u mbajtur mend!
Dasma e shumëpritur e çiftit të zemrave, Gjesti dhe Egli, do të festohet me një spektakël të vërtetë, ku emocionet, surprizat dhe muzika do të jenë në qendër të vëmendjes.
Për të ngritur atmosferën e kësaj nate të veçantë, në skenë do të ngjiten artistët e dashur të muzikës popullore, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët me zërin dhe energjinë e tyre do të sjellin frymën e një dasme tradicionale shqiptare, siç i ka hije një dhëndri nga Kosova.
Një natë e mbushur me ndjenja të forta, momente prekëse dhe një show spektakolar që premton të lërë gjurmë në kujtesën e publikut.