zoom

Lajme

Egli merr zhgënjimin e parë nga Gjesti/ Çfarë ndodhi disa orë pas dasmës

Egli merr zhgënjimin e parë nga Gjesti/ Çfarë ndodhi disa orë pas dasmës

Mbrëmja festive në “”Big Brother VIP”, ku Gjesti dhe Egli kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni simbolike martese, u shndërrua shumë shpejt nga një moment gëzimi në një situatë të ndërlikuar emocionale.

Të shoqëruar nga muzika live e këngëtarëve të njohur Remzie dhe Nexhat Osmani, si dhe të rrethuar nga banorët e tjerë të shtëpisë, dyshja u duk më e lumtur dhe më e bashkuar se kurrë.

Por festimet zgjatën pak. Vetëm pak orë pas mbrëmjes, Gjesti vendosi të heqë unazën e martesës, duke deklaruar se nuk është ende i gatshëm për ta mbajtur atë simbol.

Ky veprim i papritur preku Eglin, e cila reagoi menjëherë duke thënë: “Atëherë nuk ka kuptim, e heq edhe unazën time.”/ Zoom.al

Postime të lidhura