Aplikacion
Jozef Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas largimit të tij nga shtëpia, pas incidentit të bujshëm ku goditi fizikisht Gjestin gjatë përshëndetjes së fundit.
Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale dhe përfundoi me ndërhyrjen e Policisë, e cila e shoqëroi Jozin në komisariat. Ai u lirua mëngjesin pasardhës, duke deklaruar se ishte provokuar në mënyrë të vazhdueshme brenda formatit.
Por një tjetër zhvillim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve: llogaria zyrtare e Jozit në Instagram është çaktivizuar ose fshirë, duke ngritur pikëpyetje për gjendjen dhe qëndrimin e tij pas ngjarjes.
Ende nuk dihet nëse ky veprim është bërë nga vetë Jozi si një mënyrë për t’u distancuar nga vëmendja publike dhe komentet negative, apo nëse bëhet fjalë për një ndërhyrje të përkohshme që lidhet me ndonjë masë të marrë pas incidentit.
Ndërkohë, publiku dhe fansat presin një reagim zyrtar nga ai vetë, ndërsa emri i tij vazhdon të përmendet gjerësisht në median rozë dhe rrjetet sociale.