Aplikacion
Pas ngjarjes së papritur me Gjestin në shtëpinë e BBV, Loredana ka komentuar për herë të parë bisedën e fundit me Jozin.
Ajo tregoi se ai nuk ishte në gjendje të mirë emocionale dhe i kërkoi ndjesë, duke i thënë që ishte i mbingarkuar.
Loredana u shpreh se marrëdhënia me Jozin i ka dhënë shumë ndjenja të forta, që sipas saj, të tjerët nuk i kanë përjetuar dot. Edhe pse situata ka qenë e vështirë, ajo theksoi se nuk mund t’i shuajë ndjenjat për të.
Për publikun, ajo zbuloi se lidhja e tyre do të marrë një drejtim pas përfundimit të këtij rrugëtimi në BBV.
“Ata janë shumë krenarë, jo gabim, ndodhi (për marrëdhënien me Jozin). Unë mësova plot, prapë më ka dhënë shumë emocione, banorët e tjerë nuk i kanë ndjerë ato që kam ndjerë unë. Nuk e prisja dot me thikë, nuk dija ku të futesha, unë e shikoja atë njeri në sy dhe më jepte emocione. Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha “shko në studio” më tha “më vjen keq”, por ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar. Unë sa të kem ndjenja s’do ta heq, unë edhe kur isha aty brenda dhe Jozi ishte me një gocë tjetër e mbajta”, tha Loredana në “Shqipëria Live”./ Zoom.al