zoom

Lajme

Goditi Gjestin LIVE, nisin kërcënimet me vdekje ndaj Jozefin Markut

Goditi Gjestin LIVE, nisin kërcënimet me vdekje ndaj Jozefin Markut

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë spektaklit live të Big Brother Albania VIP 4, ku Jozefin Marku goditi fizikisht Gjestin, situata ka marrë përmasa shqetësuese. 

Tanimë, komentet dhe reagimet kanë kaluar kufijtë e debatit publik, duke u shndërruar në një histeri virtuale.

Së fundmi, fansat e Gjestit nuk kanë kursyer as kërcënimet me jetë ndaj ish-banorit Marku. Në platformat sociale ka shpërthyer një gjuhë dhune, e cila është “konkretizuar” edhe me lajmërime vdekjeje false të Jozefinit.

Çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në televizionin kombëtar Top Channel?

Jozi po linte shtëpinë së bashku e formatit Big Brother Albania 4, së bashku me Loredanën, pas eliminimit nga gara.

Ai po përqafonte Gertën, ndërsa Gjesi i hapi derën. Mjaftoi ky provokim i Gjestit për të shkaktuar një reagim të dhunshëm të Jozit.

Pas goditjes së fortë, Gjesti u rrëzua në tokë dhe për një moment humbi ndjenjat.

Banorët reaguan, ndërsa produksioni, i kapur në befasi, i kërkoi menjëherë Jozit largimin nga ambientet e shtëpisë.

Krahas banorëve (ku ndër të tjerë u dëgjua Egli të kërkonte menjëherë ndërhyrjen e produksionit), të shokuar mbetën të pranishmit në studio dhe mbarë audienca televizive.

Në një situatë të dalë tërësisht jashtë kontrollit, Top Channel bllokoi për disa minuta transmetimin në Youtube.

Pas disa minutash transmetimi u rikthye. Produksioni njoftoi se Jozefin Marku ishte shoqëruar në polici, ndërsa Gjesti u shfaq i tronditur dhe tha se “nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur jashtë, nuk do t’ia kishte falur Jozit”. /Zoom.al

Postime të lidhura