Aplikacion
Pas ngjarjes së bujshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, ku konkurrenti Jozef Marku, i njohur si Jozi, u përfshi në një akt dhune fizike ndaj artistit Gjesti, kanë dalë në dritë të tjera detaje shqetësuese për të kaluarën e tij.
Një ish-partnere e Jozit, me të cilën ai ka bashkëjetuar për disa vite në Zvicër, ka zbuluar se ka qenë viktimë e dhunës nga ana e tij. Denoncimi i saj në autoritetet zvicerane çoi në arrestimin dhe burgosjen e Jozit, i cili ka vuajtur një dënim me burg nga viti 2020 deri në 2023, në një nga kantonet frankofone të vendit.
Burime pranë ish-partneres së tij bëjnë me dije se pas lirimit nga burgu, Jozi dhe ajo nuk kanë pasur më kontakte, ndërsa eksperten zvicerane të drejtësisë theksojnë se një dënim i tillë jepet zakonisht në rastet kur ka prova të forta dhe raste të përsëritura dhune ndaj grave.
Ky zbulim hedh një hije të rëndë mbi imazhin e konkurrentit dhe ka ndezur diskutime të ashpra në rrjetet sociale dhe opinionin publik për mënyrën si përzgjidhen pjesëmarrësit në këtë reality show.