zoom

Lajme

Ledioni celebron çiftin/ Egli dhe Gjesti i thonë “PO” njëri-tjetrit

Ledioni celebron çiftin/ Egli dhe Gjesti i thonë “PO” njëri-tjetrit

Vetëm pak ditë para finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, shtëpia më e famshme në vend është mbushur me emocione, muzikë dhe traditë shqiptare.

Këtë herë, ishte radha e çiftit Egli dhe Gjesti që të kurorëzonin dashurinë e tyre në një dasmë të organizuar me kërkesë të veçantë të Gjestit.

Ceremonia u mbajt në “Storm Arena”, e cila u shndërrua në një ambient festiv, ku nuk munguan as të ftuarit specialë. Ish-banorë të këtij edicioni si Loredana, Valbona, Tiri, Livia, Klajdi e të tjerë ishin të pranishëm për të ndarë gëzimin e çiftit.

Roli i dëshmitarëve iu besua dy opinionistëve të programit, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, ndërsa momentin më të rëndësishëm të ceremonisë – kurorëzimin – e bëri moderatori i spektaklit, Ledion Liço, i cili shpalli zyrtarisht burrë dhe grua Eglin dhe Gjestin.

Dasma mori një tjetër dimension festiv kur në skenë u ngjitën dy ikonat e muzikës popullore shqiptare, Remzie dhe Nexhat Osmani, të cilët ndezën atmosferën me këngët e tyre tradicionale, duke e kthyer eventin në një festë të paharrueshme për çiftin dhe publikun.

Postime të lidhura