zoom

Lajme

G-Bani përplaset ashpër me Aldon: Ku kishte budalla më të madh se ti në Big Brother?

G-Bani përplaset ashpër me Aldon: Ku kishte budalla më të madh se ti në Big Brother?

 G-Bani dhe Aldo Marku janë përfshirë në një përplasje në distancë me njëri-tjetrin.

Shkak u bë një deklaratë e Aldos, i cili gjatë një interviste u shpreh se brenda shtëpisë së Big Brother VIP kishte shumë budallenj.

Por G-Bani shpërtheu kundër tij, duke e quajtur atë budallain më të madh dhe duke e akuzuar se gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother u fsheh pas ndjenjave për Danjën.

G-Bani iu përgjigj Aldos veçanërisht për Valbonën, të cilën e mbrojti dhe riktheu në vëmendje edhe një situatë kur ata të tre bisedonin së bashku në shtëpi, të lumtur.

“Aldo na paska quajtur budallaqen më të madhe në “BBVA 4” Valbonën. Po ku kishte budalla më të madh se ti që në “BBVA 4” u fshehe pas gishtit gjithë sezonin për pëlqimin ndaj Danjës dhe në fund e shite si lojë.

E meqë ishte budallaqja më e madhe Valbona, pse nuk e përdore këtë në favorin tënd? Këtë urrejte për Valbonën ta ka importuar shoqja që e urrente së bashku me mua se i demaskuam lojën që bën/bënte me Laertin (referuar Rozanës). Jo se na urrente pse bërtisnim, por pse bërtisnim fakte.

Më mbahet mend një herë që po rrinim unë, ti dhe Valbona dhe po bënim plane dhe muhabet. Ishim të lumtur. Ndoshta nga ana jote paska qenë lumturi budallai. Ajo lumturia që të kaplon kur rregulloje/kontrolloje kaçurrelat nëpër pasqyrat e shtëpisë kur ndiqje shoqen nga dhoma në dhomë e nga lojtari në lojtar. Budalla! Që u shite si mbrojtësi i femrave kur i dilje zot shoqes dhe nga të gjithë budallenjtë dhe skuthat që kishte shtëpia, gjete të ofendosh një femër”.

Postime të lidhura