zoom

Lajme

“Ai ka kërkuar që…”/ G-Bani tregon bisedën me të dashurin e Danjës

“Ai ka kërkuar që…”/ G-Bani tregon bisedën me të dashurin e Danjës

Për aq kohë sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP, G-Bani krijoi ndjenja për Danjën.

Këtë ai e pranoi vetë gjatë një interviste për mediat, pavarësisht se Danja është e lidhur me një person tjetër jashtë Redin.

Ky i fundit më herët kishte paralajmëruar se po i sosej durimi nga marrëdhënia midis Danjës dhe G-Banit në shtëpi.

“Po më soset durimi. Nuk i kam borxh asgjë”, ishte mesazhi që Redi i dërgoi Danjës.

Pas daljes nga shtëpia, G-Bani pranoi se Redi ka komunikuar me familjarët e tij për të kërkuar që raporti mes tij dhe Danjës të ndërpritej.

Pjesë nga intervista e G-Banit:

G-Bani– Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Pyetja– Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

G-Bani-Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh./ Zoom.al

Postime të lidhura