zoom

Lajme

”S’ka le p*** nëne”/ Çfarë i tha Jozi-Gjestit para goditjes

”S’ka le p*** nëne”/ Çfarë i tha Jozi-Gjestit para goditjes

Goditja e Jozit ndaj Gjestit ka qenë tema më e diskutuar në rrjet që prej natës së djeshme.

Ndonëse veprimi duket qartë, fjalët që Jozi tha nuk u kuptuan nga të gjithë.

“S’ka le *** nëne që ma hap derën mua! Kush e hap derën? Legen! Më fal vetja ime që mora pjesë në këtë vend me njerëz me dy fytyra,”- mësohet t’i ketë thënë këngëtarit nga Kosova.

Jozi u shoqërua nga policia mbrëmë, por sot u la i lirë.

Pas eleminimit nga gara, Jozi (Jozefin Marku) goditi Gjestin befasisht, duke e lëshuar në tokë.

Ngjarja ndodhi kur Jozi po linte shtëpinë së bashku me Loredanën, pas eliminimit nga gara.

Ai po përqafonte Gertën, ndërsa Gjesi i hapi derën. Ka mjaftuar ky provokim i Gjestit për të shkaktuar një reagim të dhunshëm të Jozit.

Pas goditjes së fortë, Gjesti u rrëzua në tokë dhe për një moment humbi ndjenjat.

Banorët reaguan, ndërsa produksioni, i kapur në befasi, i kërkoi menjëherë Jozit largimin nga ambientet e shtëpisë.

Krahas banorëve (ku ndër të tjerë u dëgjua Egli të kërkonte menjëherë ndërhyrjen e produksionit), të shokuar mbetën të pranishmit në studio dhe mbarë audienca televizive.

Në një situatë të dalë tërësisht jashtë kontrollit, Top Channel bllokoi për disa minuta transmetimin në Youtube.

Pas disa minutash transmetimi u rikthye.

Postime të lidhura