zoom

Lajme

Skandal në Big Brother VIP Albania/ Jozi godet me grusht Gjestin, banori humb ndjenjat

Skandal në Big Brother VIP Albania/ Jozi godet me grusht Gjestin, banori humb ndjenjat

Një situatë e paprecedentë ndodhi gjatë transmetimit direkt të reality show-t “Big Brother VIP Albania 4” në Top Channel.

Pas eleminimit nga gara, Jozi (Jozefin Marku) goditi Gjestin befasisht, duke e lëshuar në tokë.

Ngjarja ndodhi kur Jozi po linte shtëpinë së bashku me Loredanën, pas eliminimit nga gara.

Ai po përqafonte Gertën, ndërsa Gjesi i hapi derën. Ka mjaftuar ky provokim i Gjestit për të shkaktuar një reagim të dhunshëm të Jozit.

Pas goditjes së fortë, Gjesti u rrëzua në tokë dhe për një moment humbi ndjenjat.

Banorët reaguan, ndërsa produksioni, i kapur në befasi, i kërkoi menjëherë Jozit largimin nga ambientet e shtëpisë.

Krahas banorëve (ku ndër të tjerë u dëgjua Egli të kërkonte menjëherë ndërhyrjen e produksionit), të shokuar mbetën të pranishmit në studio dhe mbarë audienca televizive.

Në një situatë të dalë tërësisht jashtë kontrollit, Top Channel bllokoi për disa minuta transmetimin në Youtube.

Pas disa minutash transmetimi u rikthye. Produksioni njoftoi se Jozefin Marku ishte shoqëruar në polici, ndërsa Gjesti u shfaq i tronditur dhe tha se “nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur jashtë, nuk do t’ia kishte falur Jozit”. / Zoom.al

MË POSHTË DO TË GJENI VIDEON (Kujdes Pamje të Rënda):

Postime të lidhura