zoom

Të gjitha

Zana Çela në fund të mandatit. Ministria e Kulturës po kërkon drejtor për TKOB

Zana Çela në fund të mandatit. Ministria e Kulturës po kërkon drejtor për TKOB

Ministria e Kulturës ka shpallur ditën e sotme thirrjen për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Zana Çela prej muajsh ka mbaruar mandatin e saj 4-vjeçar në krye të këtij institucioni, por nuk dihet nëse ajo do të rikandidojë për këtë pozicion.

Çela drejton Teatrin e Operas që prej gushtit të vitit 2016, ndërsa e ka mbajtur më herët këtë post edhe në vitet 2000-2003.