zoom

Të gjitha

Hollywood-it i shtohet një tjetër yll/ Nderohet reperja e famshme

Këngëtarja Ashanti u nderua me yll në Hollywood. Këngëtarja, aktorja dhe autorja e famshme, u vlerësua për karrierën e saj të suksesshme. Në zbulimin e yllit të saj, ajo shoqërohej nga familjarët e saj, bashkëpunëtori i kamotshëm, Ja Rule dhe aktorja, Tichina Arnold.

Ashanti nuk ngurroi ta falënderojë edhe stafin e saj, që ka punuar me shumë mund dhe përkushtim, e ka përkrahur atë në çdo hap të karrierës si dhe e ka mbrojtur çdo herë nga personat e ligë të industrisë së muzikës.

Reperi Ja Rule me të cilin këngëtarja i ka realizuar disa hite të suksesshme, si “Always On Time”, “Happy” dhe “Mesmerize”, para të pranishmëve deklaroi: “Kam 20 vjet që e njoh Ashantin dhe më kujtohet kur e takova për herë të parë, ajo ishte e thjeshtë në dukje e veshur me një bluzë të gjerë, dhe e kalonte gjithë kohën në studio duke iu dedikuar këtij arti të quajtur muzikë.

Ylli i hitit “Foolish”, Ashanti, gjatë karrierës së saj ka lansuar gjashtë albume të incizuara në studio, i ka pranuar tetë shpërblime “Billboard”, një “Grammy”, dy çmime “American Music Awards”, dy “Soul Train Awards” dhe gjashtë shpërblime “ASCAP”. Ajo e ka fituar një vend në librin e rekordeve botërore “Guinness”, si artistja debutuese me më së shumti albume të shitura./L.K

/Zoom.al