zoom

Të gjitha

Vrau gruan dhe veten! Flasin fqinjët italianë: Ziheshin në gjuhën shqipe

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Itali ku një burrë shqiptar vrau gruan dhe më pas veten e tij. Shkelqim Bedeli ka vrarë gruan e tij Shegushe Paeshti dhe më pas veten e tij duke u varur te parmaku i shkallëve. Ata kishin 20 vite që jetonin në Itali dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë 3 fëmijët e tyre kanë qenë me pushime.

Para se të vriste veten ai kishte shkuar dy letra ku kishte shpjeguar edhe arsyen e këtij akti të rëndë që vinte disa javë pasi ai kishte lënë punën. Fqiinjët e tyre kanë deklaruar se ata ishin të qetë në shumicën e rasteve por kohët e funditi kishin dëgjuar duke u grindur në gjuhën shqipe pa e kuptuar se çfarë po thoshin. Sidoqoftë, askush nuk dyshoi kurrë se ata kishin probleme serioze, as që Bedeli të kishte shenja të çekuilibrit.

Ndërsa tre fëmijët vendosën të ktheheshin menjëherë nga pushimet dhe për fat të keq vetëm për të vënë re vdekjen e prindërve të tyre. Shegushja ishte e punësuar në një kompani në Erbusco dhe burri i saj punonte si farkëtar. Të dy u vlerësuan shumë nga kolegët dhe fqinjët e Calino, ku ata kishin jetuar për rreth 20 vjet dhe ku ishin integruar mirë.