zoom

Slider

I preu fytin me thikën e mishit! Ky është shqiptari që vrau gruan në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabre e shqiptares në lagjen Dhafni në Athinë nga bashkëshorti i saj. 32-vjeçarja nga Elbasani nuk mundi t’i shpëtonte plagëve, pasi autori i preu fytin me thikën e mishit që përdorte në lokal.

Anisa dhe Florand Shehu prej kohësh kishin në debate mes tyre, ndërsa shkaku kryesor ishte xhelozia e tij. I pyetur nga policia, ai deklaroi se e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. 40-vjeçari para një muaj ishte thirrur nga policia pas debateve që kishin, por ata ishte mjaftuar vetëm në një këshillim për të ulur tonet.

Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup. Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç, ndërsa autori nga Buzi i Tepelenës ka një lokal në Athinë.

Para një viti, lokali ishte mbyllur për 1 muaj, pas një sherri që çifti kishte bërë brenda biznesit.