zoom

Aktualitet

E rëndë në Tiranë, 57-vjeçari bie në gropën e ashensorit dhe vdes! Policia: Ishte i…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Policia njoftoi se një 57-vjeçar nga Tirana ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas informacioneve të para të policisë, shtetasi me inicialet I.I., dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe ngjarja është aksidentale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, teksa dyshohet për kushtet e sigurisë dhe mungesën e tyre, duke hetuar edhe firmën e ndërtimit.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. /ZOOM.AL/