zoom

Aktualitet

Oficeri i Policisë bie në gropën e ashensorit, plagoset rëndë! Niset me urgjencë te Trauma (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 4 të Sarandës. Oficeri i policisë së Komisariatit, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e shensorit të pallatit ku banonte.

Dyshohet se shkak ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës, por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63-vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha, për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri, ai është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërsa bluzat e bardha njoftuan se gjendja ishte e qëndrueshme dhe i dëmtuari ishte në gjendje të stabilizuar. /ZOOM.AL/