zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një efektiv policie

Pak momente më parë janë raportuar të shtëna me armë zjarri në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, është plagosur një efektiv policie me inicialet E.A.

Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit të Pediatrisë,  ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.