zoom

Aktualitet

Shqiptari vrau gruan për xhelozi, fqinja: Ajo thirri dy herë për ndihmë, pastaj mbizotëroi heshtja

Një nga fqinjët e 35-vjeçares shqiptare në Greqi, të cilës bashkëshorti i mori jetën mëngjesin e sotëm, ka treguar për mediat vendase se çfarë dëgjoi përpara momentit tragjik.

Sylvia Mourouti rrëfeu se kohëve të fundit e dëgjonte çiftin që ziheshin shpesh. Ajo tregoi se këtë mëngjes e dëgjoi Anën, nënë e një djali 11-vjeçar, që të thërriste dy herë për ndihmë përpara se thirrjeve të saj t’ua zinte vendin heshtja.

Mourouti rrëfen po ashtu se 20 ditë më parë u detyrua që të merrte në telefon policinë pas zënkave që dëgjonte mes çiftit. Megjithatë, sipas saj, asnjë oficer policie nuk u paraqit për të hetuar incidentin.

Ditën e vrasjes, tregon fqinja, zënka zgjati pak, dhe më pas pasoi një qetësi absolute.

“Isha në shtëpi këtë mëngjes, dëgjova vajzën të bërtiste dy herë për ndihmë dhe pastaj heshtje absolute. Kjo ndodhi rreth orës 10:20. Unë hapa derën e përparme dhe nuk dëgjova asgjë tjetër. Ata ziheshin shpesh. Një çift mund të përfshihet në ndonjë zënkë për gjëra të vogla dhe të qetësohen menjëherë dhe kështu që unë nuk i dhashë rëndësinë e duhur sepse ajo ndaloi menjëherë së bërtituri. Ndodhi shumë shpejt.”

Sipas dëshmisë së fqinjës që punon nga shtëpia për shkak të koronavirusit, shpesh konflikti mes tyre bëhej aq i ashpër sa i shoqi e godiste.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me këtë familje edhe pse jam në të njëjtin kat me gruan fatkeqe 32-vjeçare dhe muret tona janë krah për krah. Për shkak se punoj nga shtëpia, jam në një hapësirë ​​pikërisht që bashkon apartamentet tona dhe kishte një pikëpamje shumë të ndryshme për atë që po ndodhte brenda shtëpisë. Kishte shumë zënka të shpeshta, verbale dhe disa herë kishte dhunë fizike. Unë mund të dëgjoja zhurmat nga përleshjet e tyre dhe madje mund të dëgjoja gruan që bërtiste. Natën mes 10 dhe 11 korrikut dhe befas dëgjova zhurma. E dëgjova të bërtiste për ndihmë, në fakt menaxheri i ndërtesës pasi dëgjoi zhurmat u ngjit në katin e 3 -të dhe unë tashmë i kisha telefonuar policisë dhe i thashë asaj dhe ajo më tha ok. Dhe ndodhi pikërisht ajo që unë përshkruaj … Po patrulla erdhi pas 25 minutash. Ai zbriti poshtë dhe u largua…”

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes në Daphne, ku 35-vjeçarja Anna u vra me thikë nga bashkëshorti i saj.