zoom

Slider

Shqiptari vret gruan me thikë në Athinë! Shkon dhe dorëzohet në polici: E bëra se…

Një i ri shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në lagjen Dhafni të Athinës. Sipas mediave greke, krimi ndodhi në katin e tretë të një pallati në rrugën Lambro Kalconi të kësaj lagjeje.

I pyetur prej policisë, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, deklaroi se vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë. Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup.

Vrasësi shkoi në stacionin policor dhe i tha policisë se kishte therur gruan e tij. Ai u shpreh se e bëri “sepse ishte xheloz për të”.