zoom

Aktualitet

Gjyqi i dosjes “Gërdeci”, avokatët e ish-ministrit Mediu: 5 amerikanët të pyeten me videokonferencë

Po mbahet sot seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për dosjen e shpërthimit tragjik të Gërdecit, më 15 mars 2008, me 26 të vrarë dhe 300 të plagosur.

Avokatët e deputetit kanë kërkuar që pyetja e pesë shtetasve amerikanë të bëhet përmes videokonferencës, pasi kjo do të ishte në të mirë të prpocesit dhe do të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Amerikanët kanë ofruar si një mundësi, marrjen në pyetje të tyre nga agjentët e FBI. Avokatët kanë kërkuar autorizimin si ndërmjetës të gjeneral major Andrew Turley.

Në lidhje me kërkesën për pyetjen me videokonferencë, prokurorët kanë rënë dakord, por pritet vendimi i gjykatës.

Mediu nuk ishte sot i pranishëm në sallë, pasi po merr pjesë në seancën e Kuvendit. /ZOOM.AL/