Aplikacion
Shtyhet nga GJKKO për në datën 12 qershor seanca për dosjen e bujshme “Gërdecin”, ku po hetohet dhe gjykohet ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me akuzën “shpërdorim i detyrës”, të cilën e mohon dhe e cilëson si proces politik.
Shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes në SPAK. Mësohet se këta të fundit janë jashtë vendit për çështje pune.
Fatmir Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.
Seancën e kaluar deputeti republikan kërkoi që të rrëzohej ekspertiza e parë, pasi ishte bërë me ekspertë të palicencuar. Ai theksoi se po përndiqej prej 16 vitesh, duke i krijuar edhe shqetësime atij dhe familjes, teksa kërkoi që të thirren edhe ekspertë amerikanë. /ZOOM.AL/
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore