zoom

Slider

Horror! Shqiptari mbyt gruan dhe më pas var veten te kangjellat/ Lë dy letra, fëmijët…

Krimi i dyfishtë brenda familjes ka tronditur Italinë. Një shqiptar, Shkëlqim Bedeli në moshën 55-vjeçare ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund dhe jetës së tij.

Sipas mediave italiane, 55-vjeçari kishte dy letra në kompjuterin e tij përpara kryerjes së aktin makabër. Ngjarja ndodhi në Breshia të Italisë.

54-vjeçarja Shegushe Paeshti është gruaja që gjeti vdkejen dhe më pas u var në një kangjella. Burri, me origjinë shqiptare si gruaja e tij, la dy letra të shkruara në kompjuter: njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve.

Ai shpjegon se çifti kishte krijuar mosmarrëveshje të pariparueshme dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund situatës ishte vdekja. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë me saktësi momentin në të cilin burri mbyti gruan e tij, në shkallët e shtëpisë dhe momentin në të cilin ai vrau veten.

Ishin fëmijët e çiftit, ata që lajmëruan policinë duke deklaruar se diçka nuk ishte në rregull në shtëpi. Në fakt, mamaja dhe babai nuk u ishin përgjigjur telefonatave të tyre për disa ditë. Për këtë arsye, fëmijët u shqetësuan dhe vendosën të kërkojnë ndihmë nga 112, e cila dërgoi policinë në vendngjarje. Askush, pavarësisht nxehtësisë, nuk i ka nuhatur trupat e dekompozuar, ndoshta sepse e gjitha ka ndodhur në një zonë brenda shtëpisë, e cila nuk kufizohet me apartamente të tjera.

Në banesën dykatëshe ku çifti jetonte, ditën e enjte u zbuluan trupat e dy viktimave, gruaja gjendej e shtrirë pa jetë në shkallë, e lidhur në parmakun e shkallëve dhe me shenja të dukshme dhune në qafën e saj, ndërsa ai gjendej jo shumë larg, i vetëvarur në të njëjtin parmak.

Në pjesën përballë rrugës gjithçka ishte e mbyllur. Duket se çifti kishte probleme prej disa kohësh. Grindjet ishin në rend të ditës, siç shpjegohet nga disa fqinjë, të cilët shpesh i dëgjonin duke diskutuar në gjuhën shqipe, pa e kuptuar se çfarë po thoshin.

Sidoqoftë, askush nuk dyshoi kurrë se kishte probleme serioze, as që burri mund të kishte shenja të çekuilibrit. Tre fëmijët vendosën të ktheheshin menjëherë nga pushimet, për fat të keq vetëm për të konstatuar vdekjen e prindërve të tyre.

Zonja ishte e punësuar në një kompani në Erbusco. Burri i saj punonte si farkëtar. Të dy u vlerësuan shumë nga kolegët dhe fqinjët e Calino-s, ku ata kishin jetuar për rreth 15 vjet dhe ku ishin integruar mirë.