zoom

Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në pyjet e Bulqizës/ Prej javësh i vdekur

Një trup i pajetë është gjetur në zonën pyjore të Trebishtit në Bulqizë gjatë paradites së sotme.

Policia bën me dije se dyshohet se trupi ka disa ditë në atë vend pasi ishte i dekompozuar tërësisht.

Trupi i përket një burri, ndërsa po punohet për identifikimin e tij. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa sende të tijat.

Bulqizë Iinformacion paraprak

Me datë 13.08.2021, rreth ores 11.05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete (i dekompozuar).

Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.