zoom

Politikë

U thirr në SPAK/ Gazetari: Erion Veliaj s’është më drejtues politik i qarkut të Tiranës

Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar se kryebashkiaku Erion Veliaj ështe hequr nga Edi Rama nga posti i drejtuesit politik i qarkut të Tiranës.

“Sepse në dijeninë time, është më i implikuari nga të gjithë kolegët e vet”, u shpreh ai.

Gazetari tha se kryetari i PS-së Edi Rama e ka lëshuar politikisht Erion Veliajt dhe si drejtues politik i qarkut të Tiranës është caktuar ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

“Shumicat e kolegëve i ka ose në burg ose nën hetim që janë kryebashkiakët. Kolegët e tjerë ka politikanët socialistë që ata madje e kanë braktisur. Nga pikëpamja politike jam dakord që ka marrë fund.

Unë po të jap edhe një informacion, që nga dje nuk është shpallur zyrtarisht por madje nuk është më as drejtues politik. Është lëshuar edhe politikisht nga Edi Rama.

Këto ditët e fundit me partinë e Tiranës është caktuar zoti Igli Hasani, ministri i Jashtëm që të merret”, u shpreh ai.