zoom

Të gjitha

Samanta Karavella së shpejti vjen me një projekt të ri muzikor

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella, prej disa muajsh është zhvendosur në Amerikë. Ajo po kalon një kohë të mrekullueshme, ndonëse nuk po mungon as në anën profesionale.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa, ka njoftuar së fundmi se është në përgatitje të projektit të radhës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve që ka shpërndarë në llogarinë personale, Instagram. Samanta shfaqet në një studio muzikore dhe duket po përgatit këngën tjetër nga albumi “Mama”.

“Me më të mirën”, ka shkruar ajo duke iu referuar muzikës. Vetëm pak javë më parë solli prurjen e re “Vaj” që kryesisht u prit mirë nga publiku. /L.K

/Zoom.al