Aplikacion
Këtë e ka bërë me dije vetë bukuroshja para disa ditësh me anë të postimi në ‘Instastory’. Në video-n e treguar artistja krahas na ka zbuluar dhe titullin e këngës, e cila do të jetë “Margarita”.
E dukett se pritjes i erdhi fundi, pasi pak më parë bukuroshja ka postuar në ‘Instagram’ promon e këngës dhe ka zbuluar se ky projekt i saj i ri do të publikohet këtë të mërkurë, pra në datë 15 Qershor në orën 18:00.
Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se kënga do të jetë pjesë e albumit të saj që do të publikohet së shpejti dhe se do të titullohet “Mama”. E ftuar para disa muajsh në “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë, Samanta ndër të tjera foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”./L.K
/Zoom.al