zoom

Të gjitha

E dinit?! Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë

E dinit?! Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar. Është fjala për Samanta Karavellën, e cila qëndron pranë fansave të saj me projektet e reja muzikore.

Ajo herë pas here merr gjithë vëmendjen e publikut me postimet që bën në rrjetet sociale, por bukuroshja ka vendosur që jetën e saj personale ta mbajë larg syrit të tyre.

Kjo të paktën deri më tani. Së fundmi është mësuar se Samanta i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.

Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e “Instagram”-it. Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura