Aplikacion
Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka publikuar projektin e ri muzikor. Tekstin e ka shkruar artistja Rozana Radi, kurse për muzikën është përkujdesur Boban Apostolov dhe Samanta.
Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mahnitshme ndërkohë që i gjithë klipi është realizuar bardh e zi. Producimi po ashtu u bë nga Boban Apostolov me video të Arbër Dyrmishit.
Kjo është kënga e tretë nga albumi i ri “Mama”, pas “Jeta ime”. Të plotë tanimë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të 31-vjeçares. Samanta prej disa muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka nisur një jetë të re./L.K
/Zoom.al