zoom

Të gjitha

Ursula von der Leyen fansja më e madhe e Dua Lipës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/wp-content/uploads/2022/06/vjosa1.mp4?_=1

Para Samitit mësohet se Vjosa Osmani është takuar me zyrtrët e lartë, të cilëve u ka bërë një ftesë. Ftesa e presidentes erdhi pasi, Ursula von der Leyen e pyeti “si është Dua Lipa.” Vjosa Osmani i ftoi të tre në “Sunny Hill Festival”, teksa u tha se do të ketë artistë të mrekullueshëm.

Ju kujtojmë që këtë vit me anë të një postimi nga faqja zyrtare të festivalit në Facebook u njoftua se “Sunny Hill Festival” në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht do të mbahet në Prishtinë, ndërsa në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht./L.K

/Zoom.al