zoom

Të gjitha

Sunny Hill “peng” i qeverisë së Albin Kurtit/ Kryetari i Bashkisë Kosovë bën akuza të forta

Gjatë ditës së sotme kryetari i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka sqaruar njëherë e mirë arsyejen e zhvendosjes së “Sunny Hill” në Tiranë. Në fjalën e tij ai u shpreh se ky lajm ishte dëshpërues për të gjithë Kosovën e sidomos të rinjtë që mezi po e prisnin.

“Siç e keni kuptuar këto ditë Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë, ky është një lajm dëshpërues për kryeqytetin si dhe për gjithë Kosovën. Sunny Hill Festival i takon Kosovës, i takon Prishtinës, të rinjëve dhe të rejave tona që me padurim e kanë pritur edicionin e sivjetëm. Arsyeja se përse ky festival është zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjeve të Qeverisë, e cila pavarësisht që i gjithë procesi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për festivalin është bërë në pajtim të plotë me ligjin, institucionet qendrore vazhdimisht kanë tentuar të ndërhyjnë në kompetencat e Kuvendit Komunal dhe në kompetencat e kryetarit të komunës, ashtu siç e konfirmoi dje edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. Për fat të keq për çështje të tilla që fare nuk duhet të politizohen janë bërë përpjekje që për poenë politikë të tentohet që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës së asamblesë e cila përfaqëson vullnetin e sovranit në Prishtinë”, vazhdoi Rama.

Më tej kryetari i bashkisë së Prishtinës u shpreh se ky veprim ishte i papranueshëm, dhe se dëmton rëndë artin dhe kulturën e Kosovës.

“Veprime të tilla për ne janë të papranueshme, kjo zvarritje e Qeverisë është e pafalshme dhe i ka bërë dëm të madha artit, kulturës, imazhit të vendit, rinisë sonë e po ashtu edhe ekonomisë së Prishtinës. Ftoj Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrë veprime të nevojshme dhe të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit të Komunës. Ashtu siç është përcaktuar, kontrata parasheh nëse tri vjet me radhë festivali Sunny Hill nuk bëhet për çfarëdo arsyje atëherë automatikisht prona i rikthehet Komunës së Prishtinës. Hapësira e dhënë në shfrytëzim gjatë gjithë vitit do të jetë Park Publik i hapur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa Komuna e Prishtinës gjatë vitit do të ketë në dizpozicion 60 ditë për organizimin e festivaleve të tjera,”-tha Rama.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryetari Përparim Rama u shpreh shpresëplotë se vitin e ardhshëm “Sunny Hill Festival” do të kthehet në djepin e saj, Prishtinën. Sa i përket përfitimeve ekonomike, i njëjti u shpreh se nga ky festival sivjet do të kishte rreth 12 deri në 15 milionë euro./L.K

/Zoom.al