zoom

Të gjitha

Rrjeti zien, Dua Lipa shijon pushimet

Teksa rrjeti zien pas anulimit të Sunny Hill në Kosovë, Dua Lipa duket se nuk po vë shumë re komentet në lidhje me organizimin e festivalit.

Ylli i popit prej disa muajsh tashmë ka dhuruar performanca elektrizuese në shtete të mëdha si, Itali, Portugali, Francë, Spanjë në kuadër të turit të saj. Ndalesë e rradhës për këngëtaren ka qenë së fundmi, Islanda. Është kthyer në traditë tashmë që në çdo vend ku shkon, para performancës Dua i krijon pak kohë vetës për tu qetësuar dhe bërë disa pushime.

Siç në çdo shtet tjetër edhe në Islandë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka shijuar disa orë relaksi në liqenet me ujëra termal të vendit nordik.

Ju kujtojmë që së fundmi është bërë një zhurmë e madhe në rrjet në lidhje më zhvendosjen e “Sunny Hill Festival” nga Prishtina në Tiranë. Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe të njohur dhe zyrtarë të Kosovës të cilët janë shprehur të indinjuar në lidhje me këtë situatë. Ato e kanë konsideruar këtë si një faj të qeverisë, ndërkohë që në rrjet aludohet edhe për një tezë tjetër. Faktin që Dua Lipa dhe babai i saj janë “joshur” nga kryeministri Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj./L.K

/Zoom.al