zoom

Të gjitha

(FOTO) Dua Lipa është në Tiranë! Artistja fotografohet me të dashurin dhe babanë, zbulohet arsyeja e ardhjes

Mos u habisni nëse ndërkohë që po shëtisni diku në një cep të Tiranës të ndeshni yllin absolut muzikor, Dua Lipën.

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se artistja gjendej në kryeqytet së bashku me të dashurin, Anwar Hadid dhe të atin, Dukagjin Lipën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Florion Goga ? (@floriongoga)


Mësohet se ardhja e tyre në Shqipëri lidhet me Sunny Hill Festival, një festival ndërkombëtar muzikor, që mban vulën e Dukagjin dhe Dua Lipës, ku kjo e fundit është pjesë e performancave të këtij organizimi muzikor.

Korrikun e vitit të shkuar, në një intervistë për Adi Krastën, Dukagjin Lipa deklaroi se ne vitin 2021, festivali në fjalë do të zhvillohet edhe në Shqipëri, jo vetëm Kosovë.

“Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri netë do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Nuk e di sa e keni parë, por përmes festivalit kemi dalë me lajme pozitive në The New York Times, The Guardian, The Economist”, deklaroi Lipa.

Pritet që sot këngëtarja shqiptare të zhvillojë një konferencë për shtyp para gazetarëve. Të ardhurat e fituara nga biletat e shitura shkojnë për “Sunny Hill Foundation”, që u themelua rreth 4 vite më parë. Ceremonia hapëse e tij u organizua përmes koncertit që Dua mbajti në Prishtinë më 9 gusht asokohe, ku premtoi se gjithë të ardhurat do të shkonin për bamirësi. Në gusht të vitit 2018, Sunny Hill Foundation dhuroi 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të muzikës në Kosovë. Vjet, në konferencën për shtyp para festivalit, Dua Lipa u shpreh se do të dhurohen 150,000 euro për të ndërtuar Sunny Hill Academy – një qendër e re e artit dhe inovacionit.

Lipa vazhdon të jetë një nga artiset “on top” të industrisë muzikore. Këngët e albumit të saj kanë rezultuar një sukses i vërtetë.

Arritjet për këngëtaren shqiptare nuk kanë të ndalur, pasi “Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë e klasifikimit në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10-shen e më të mirave.

“Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në Billboard 200 këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi Mike Adam në statusin e tij.