zoom

Të gjitha

Dua Lipa promovon Shqipërinë!

Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug dhe nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar sërish disa foto dhe video nga Saranda. Bashkë me pamjet ajo shkruan “Beautiful Albania”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në një prej videove, Dua dëgjohet edhe duke folur shqip. Në postim nuk kanë munguar as komente nga ndjekës të këngëtares që thonë se do ta vendosin tashmë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime.

Këngëtarja ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe partnerin , Anwar Hadid.

Pas inspektimit të kopshtit që po ndërtohet me financimin e saj, Dua udhëtoi drejt jugut. Gjatë këtyre ditëve, autorja e hitit “Levitating” ka ndarë foto me 60 milionë ndjekësit e saj duke promovuar bukuritë natyrore shqiptare.