zoom

Të gjitha

Një xhiro brenda shtëpisë super luksoze të Dua Lipës dhe Anwar Hadid-it në Londër (FOTO)

Dua Lipa po shijon prej dy vitesh historinë e dashurisë me Anwar Hadid dhe nuk na i kursen asnjëherë detajet rreth lidhjes së tyre duke na ëmbëlsuar me imazhet e tyre.

Dua e ndan kohën e saj midis Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së me të dashurin, por a jeni kuriozë të dini si duket shtëpia e tyre në Londër?

Po ju sjellim më poshtë disa nga ambientet luksoze të shtëpisë së yllit me prejardhje shqiptare.

Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Këto ditë, Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10.


“Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim.

Dua e ka rishpërndarë dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit, me të cilët ka bashkëpunuar për këtë projekt të suksesshëm.
“E pabesueshme! Mirënjohëse që kam bërë këtë këngë me njerëzit e mi të preferuar në këtë planet. Kjo këngë do të kishte qenë asgjë pa ju. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10”, shkruan artistja.