zoom

Lajme

“Më drejtove gishtin për ngacmim s*skual”- Meritoni përplaset me Eglën! Aktorja: Je i leshtë

Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë prime të sotëm, ku aktorja e ka quajtur moderatorin “leshko”, si edhe njeri që s’kupton.

Ndërsa Meritoni u shpreh se Egla i ka drejtuar gishtin për ngacmi seksual duke e akuzuar se bën lojëra për ta ulur.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Bën lloj e lloj lojërash për të më ulur mua. Më tha marre kush të ka rritur ty

Egla: Jo nuk kam thënë kështu. Asnjëherë.

Meritoni: Më provokon për të më nxjerrë jashtë vetes. Ma drejtoi gishtin për ngacmim seksual.

Egla: S’ka shance, o je i leshtë dhe nuk kupton.

Meritoni: I kam thënë vajzave jua kam bërë ndonjëherë.

Egla: Nuk është kështu, është ndryshim i madh mes asaj që the dhe asaj ‘po i vjen marre një grua që të ka rritur ty’.

Meritoni: Më lër ta mbaroj, pse ndërhyn.