zoom

Të gjitha

U mbyt para syve të babait në Greqi, Amelias i jepet sot lamtumira e fundit

U mbyt para syve të babait në Greqi, Amelias i jepet sot lamtumira e fundit

Sot do të jepet lamtumira e fundit për 6-vjeçaren shqiptare, e cila u mbyt në plazhin e Korinthit në Greqi më 23 gusht.

Amelia e vogël do të varroset në Shqipëri, ndërsa mësohet se babai i saj nuk do të jetë i pranishëm në ceremoni, pasi është nën hetim, e për pasojë nuk i lejohet të lëvizë jashtë vendit.

Babai i Amelias akuzohet për ekspozim të të miturës në rrezik dhe ai po procedohet në gjendje të lirë me kushte kufizuese nga drejtësia greke.

Amelia u mbyt në sytë e të atit, teksa ai tentoi ta ngjiste në varkë. 6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Sipas rrëfimit të babait shqiptar, ai nuk u zhyt për ta shpëtuar të bijën, pasi siç deklaroi, vuan nga astma, e si rrjedhojë nuk mund të marrë frymë në ujë./ Zoom.al

Postime të lidhura